×
  • Lajme
  • Lajme

    Publicisti Krasniqi: Militantë të Kurtit po më kërcënojnë dhe fyejnë përmes SMS’ve

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 20:13

    Milazim Krasniqi, profesor në Fakultetin Filologjik, ka reaguar ndaj disa mesazheve fyese e kërcënuese që po i merr në Facebook.


    Publicisti i quan “lahpera” ata që sipas tij e kanë e kërcënuar ditët e fundit, shkruan Reporteri.net

    “Do lahpera që po më shkruajnë sms fyese e kërcënuese, po e shoh se janë në foto me Albin Kurtin dhe me disa zyrtarë të tjerë të VV”, ka shkruar Krasniqi.

    Tutje ai ka shtuar se nëse këto mesazhe vijnë nga qëndrimi i Kurtit që këta “horra” të përkrahin gjuhë të urrejtjes, do të thotë që ai mbetet shef brigade i zjarrvënësve, e jo lider partie.

    Statusi i tij i plotë:

    Do lahpera që po më shkruajnë sms fyese e kërënuese, po e shoh se janë në foto me Albin Kurtin dhe me disa zyrtarë të tjerë të VV. Nëse është qëndrimi i Kurtit që këta horra të përhahin gjuhë të urrejtjes e kërcënime, kjo do të thotë se ai ka mbetur po ai i vjetri, shef brigade i zjarrvënësve, jo lider partie. Nëse jo, duhet të distancohet nga (ro)botët e tij primitivë. Nga fundërrinat!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!