×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet agjenda e mbledhjes së dy qeverive

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 19:19

    Qeveria e Shqipërisë ka publikuar agjendën e mbledhjes së dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.


    Kjo mbledhje pritet të fillojë nesër nga ora 11:30.

    Në ora 11:00, pritet mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve.

    Në ora 11:15 – mbërrin Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa në ora 11:30 do të çelet sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë.

    Sipas kësaj agjende, në këtë mbledhje me nga një fjalë rasti të pranishmëve do t’ju drejtohen Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës.

    Fjalë të shkurtra do të kenë anëtarët e të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Ndërsa Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë do të përmbyll sesionin plenar.

    Mbyllja e takimit mes dy qeverive do të bëhet me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

    Më pas të dy kryeministrat do të dalin në konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!