×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet “Drafti gjerman” i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 12:04

    Një Draft-Statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe  që raportohet se është  përgatitur nga ekspertët gjermanë është publikuar.

    Mediumi koha.net ka publikuar këtë draft-statut, i cili ka gjithsej 17 nene.

    Neni i parë i këtij draft-statuti thotë se “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë është një entitet i ligjshëm i krijuar në vijë me Ligjin e Ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

    Aty potencohet se “Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga dhjetë komuna (Lista e Komunave) dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësia në Asociacion/Bashkësi është vullnetare. Procedurat për shtim të anëtarëve, largim nga anëtarësia apo shpërbërje të Asociacionit/Bashkësisë janë të definuar nga ky Statut”.

    Në nenin dy potencohet se “Emrat zyrtarë të entitetit ligjor janë: “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë” dhe “Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Të tre emrat zyrtarë i referohen entitetit ligjor të krijuar nga ky Statut. Në tekstin e mëtutjeshëm, emërtimi Asociacion/Bashkësi nënkupton të gjitha apo ndonjë nga emrat zyrtarë. Trupat zyrtarë të Kosovës apo përfaqësuesit e Asociacionit/Bashkësisë kanë të drejtë t’i referohen kësaj në cilindo nga tri emrat.”.

    Më poshtë janë vetëm tri nga nenet e draftit të publikuar nga koha.net:

    Neni 1.

    Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë është një entitet i ligjshëm i krijuar në vijë me Ligjin e Ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Statusi i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë ligjor i Asociacionit/Bashkësisë.
    Statusi do të miratohet nga një kuvend themelues që është i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është trup përgjegjës për amandamentimet e statutit. Gjitha amandamentimet e statutit do të bëhen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Amandamentimet e statutit duhet të miratohen nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet një akti ligjor në përputhje me Kushtetutën. Nëse shihet e nevojshme, Qeveria do të rishikojë në mënyrë kushtetuese çdo amandament të prodhuar nga Kuvendi i Asociacionit, vlerësimi i cilit do të bëhet nga Gjykata Kushtetuese.

    Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga dhjetë komuna (Lista e Komunave) dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësia në Asociacion/Bashkësi është vullnetare. Procedurat për shtim të anëtarëve, largim nga anëtarësia apo shpërbërje të Asociacionit/Bashkësisë janë të definuar nga ky Statut.

    Neni 2

    Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë janë autoritete të komunave pjesëmarrëse.

    Emrat zyrtarë të entitetit ligjor janë: “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë” dhe “Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Të tre emrat zyrtarë i referohen entitetit ligjor të krijuar nga ky Statut. Në tekstin e mëtutjeshëm, emërtimi Asociacion/Bashkësi nënkupton të gjitha apo ndonjë nga emrat zyrtarë. Trupat zyrtarë të Kosovës apo përfaqësuesit e Asociacionit/Bashkësisë kanë të drejtë t’i referohen kësaj në cilindo nga tri emrat.

    Aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë janë të bazuara në parimet e pjesëmarrjes vullnetare të anëtarëve të sajë, nga demokracia e avancuar dhe nga qeverisja lokale, e nga respektimi i dispozitave të mbrojtjes dhe përfaqësimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve që është e bazuar në Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës.
    Autoritetet komunale i bashkohen Asociacionit/Bashkësisë në bazë të një vendimi nga Kuvendet Komunale në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Në procesin e bashkimit të këtij Asociacioni/Statuti, secili anëtarë duhet të miratojë Statutin e vetë.

    Anëtarët e Asociacionit/Komunave kanë të drejtën të pushojnë anëtarësinë e tyre. Vendimi për t’iu larguar Asociacionit/Bashkësisë duhet të merret nga Kuvendi Komunal i komunës përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Një komunë që largohet nga Asociacioni/Bashkësia mund të vendosë të rikthehet si anëtare nëpërmjet procedurave të specifikuara në pikën 4 më lartë.
    Asociacioni/Bashkësia do të jetë e hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët janë në pajtim. Vendimi për të pranuar një anëtar të ri të Asociacionit/Bashkësisë do të merret me 2/3 e delegatëve të Asamblesë.

    Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet me vendim të Asamblesë së vetë me një shumicë prej 2/3 e anëtarëve, siç vendoset nga kryetarët përkatës të komunave.
    Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë kanë të drejtë të përjashtojnë një apo më shumë komuna nga anëtarësia nëpërmjet një vendimi të marrë nga Asambleja e vetë me një shumicë prej 2/3 të anëtarëve.

    Asociacioni/Bashkësia duhet të ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë stemën dhe një flamur, që do të dizajnohet nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Selia e Asociacionit/Komunave do të përcaktohet nga Asambleja e vetë.
    Asociacioni/Bashkësia ka të drejtën për llogaritë e veta bankare dhe ka të drejtën për pronë dhe të angazhohet në transaksione financiare.

    Neni 3

    Në përputhje me Marrëveshjen e Parë të Ratifikuar dhe Kushtetutën, Asociacioni/Bashkësia ka objektiva kryesore për të ofruar funksione publike dhe shërbime:

    a. Forcimin e demokracisë lokale. Asociacioni/Bashkësia ushtron këtë funksion duke ndihmuar bashkëpunimin në mesin e komunave pjesëmarrëse, duke përkrahur komunat pjesëmarrëse në krijimin e politikave që avancojnë praktikat demokratike, financim dhe promovim të aktiviteteve që avancojnë pjesëmarrjen civile dhe praktikat demokratike, dhe përfaqësojnë interesa lidhur me demokracinë lokale me autoritetet qendrore.

    b. Ushtron mbikëqyrje të plotë për zhvillim të ekonomisë lokale. Asociacioni/Bashkësia ushtron këtë funksion duke ndihmuar bashkëpunimin mes komunave pjesëmarrëse, duke i përkrakur ato në krijimin e projekteve, politikave dhe masave që zhvillojnë ekonomitë e tyre lokale apo ndihmojnë në angazhimin e resurseve financiare dhe humane që kanë të bëjnë me shërbimet ekonomike, financimin dhe promovimin e aktiviteteve pqë të ngritur zhvillimin ekonomik, investimin dhe lidhjen biznesore, dhe përfaqësimin e interesave të komunave pjesëmarrëse dhe akterëve ekonomikë në territoret e tyre në lidhje me autoritetet qendrore, dhe me shtetet tjera e operatorët ekonomikë në rajon dhe përtej, përfshirë me ata nga Republika e Serbisë. Për të ushtruar këto funksione, Asiociacioni/Bashkësia duhet rregullisht të pranojë dokumente të prodhuara nga autoritetet ekonomike, financiare e buxhetore të komunave pjesëmarrëse dhe duhet të ketë të drejtë të kërkojë informata shtesë relevante për ushtrimin e këtij funksioni, nga komunat tjera pjesëmarrëse. Po ashtu ka të drejtë për të kërkuar informatë zyrtare nga autoritetet qendrore në lidhje me ushtrimin e këtyre funksioneve.

    c. Ushtron mbikëqyrje të plotë në fushën e edukimit. Asociacioni/Bashkësia plotëson këtë objektivë nëpërmjet ushtrimit të funksioneve si në vijim:

    Duke ndihmuar bashkëpunimin mes anëtarëve për qëllimin e avancimit të standardeve të edukimit në nivel lokal.

    Përfaqësimin e interesave të anëtarëve dhe banorëve të saj në politikat e edukimit me autoritetet qendrore.

    Ushtron hulumtimin dhe përcjelljen e trendit të edukimit në mesin e anëtarëve, në Kosovë dhe jashtë, dhe ofron udhëzime për të avancuar standardet e arsimit, politikat dhe hulumtimin në këtë fushë.

    Ofron përkrahje ligjore, shkencore, financiare dhe administrative për anëtarët në implementimin e kompetencave të tyre në fushën e edukimit, përfshirë edukimin e nivelit të lartë siç ofrohet me ligj.

    Ofron rol këshillues tek autoritetet qendrore dhe tek ato të komunave pjesëmarrëse sa i përket zhvillimit të edukimit në gjuhën serbe në përputhje me ligjet.

    Financion iniciativa të lidhura me edukimin – përfshirë bursat, trajnime në mësimdhënie, grante hulumtimi, zgjidhje në fushën e IT-së, shkëmbime akademike, programe verore dhe tjera – për përfitim të zhvillimit edukativ në mesin e komunave pjesëmarrëse.

    Financim të projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës të lidhura me dispozitat e edukimit në mesin e komunave pjesëmarrëse, si dhe ofron përkrahje financiare për mirëmbajte të edukimit dhe infrastrukturave të lidhura me këtë (sallat sportive, laboratorët e informatikës, etj.).

    Ndihmon dhe/apo financon transportin dhe shpërndarjen e librave shkollor të lidhura me edukimin në gjuhën serbe sipas kurrikulës së Kosovës në përputhje me ligjin. Asambleja/Bashkësia do të ofrojë shërbimin e njëjtë për kurrikulën e Kosovës për edukim në gjuhën shqipe dhe në gjuhët tjera nëse ka nevojë nga grupet tjera të banorëve në komunat përkatëse.

    Ndërlidhet me palët tjera, përfshirë autoritetet e edukimit të Republikës së Serbisë, për përmbushje të kësaj objektive.

    Ofron këshilla për autoritetet qendrore në amandamentime të lidhura me legjislacion të edukimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!