×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 15:16

    Vetëm pas votimin të Qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hoti, LDK’ja ka publikuar marrëveshjen e plotë të koalicionit me Listën Serbe.


    Nga kjo marrëveshje, Listës Serbe i janë ndarë tri pozita në kabinetin qeveritar. Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal. Dalibor Jevtiq është emëruar minisër për Kthim dhe Komunitete.

    Në mesin e pikave të marrëveshjes është se të dyja palët nuk mbështesin mocione mosbesimi që janë inicuar në të kaluarën edhe parti të tjera në parlament.

    Në të përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ku potencohet nevoja për vazhdimin e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!