×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet raporti 24 orësh, rritet edhe më tej numri i rasteve me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 14:58

    658 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është konfirmuar për asnjë viktimë.

    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 160 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.837.

    Njoftimi i plotë:

    15 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.
    ℹ️Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ️Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
    ℹ️Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
    ℹ️Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.
    ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 3.837.
    ➡️Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!