×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet videoja e aksidentit në Ferizaj ku vdiqën 4 anëtarë të një familjeje

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 20:37

    Katër anëtarë të një familjeje nga Shtimja kanë mbetur të vdekur në një aksident të dielën në Ferizaj.


    Kurse sot janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë.

    IndeksOnline ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik

    Akisidenti tragjik ndodhi të dielën rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt.

    Deri te aksidenti i komunikacionit, sipas Policisë dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt .

    Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf:

    Viktimat , ( të vdekurit) nga ky aksident janë :

    N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit

    XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,

    S.R ( F/SH/K) 32 vjeçare

    Y.R ( M/SH/K) 12 vjeçar

    Ndërkaq, janë lënduar edhe 3 persona të tjerë:

    I.R ( F/SH/K) 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VW Golf.

    Y.H ( M/SH/K) 21 vjeçar dhe

    L.H ( M/SH/K) 21 vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!