×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ sot në grevë gjashtë orëshe

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 8:12

    Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë edhe gjatë ditës së sotme pritet që të mbajnë grevë.


    Greva e punëtorëve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” sot do të zgjas gjashtë orë.

    Ajo do të nisë në ora 08:00 dhe do të përfundojë në ora 14:00.

    Kujtojmë se edhe gjatë dy ditëve të mëparshme, punëtorët e sindikatës kanë mbajtur një grevë, ku janë shkaktuar vonesa dhe tollovi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!