×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët teknik të disa shkollave dhe UP-së protestojnë të martën

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 14:53

    Nga dita e martë e punëtorët teknik të disa shkollave dhe të Universitetit të Prishtinës, do të protestojnë me kërkesën për rritje të pagave prej 3.50 euro nga janari i vitit të ardhshëm.


    Kështu vendosën udhëheqësit e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

    Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.

    Jusuf Azemi kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.

    Ai njoftoi edhe për një vendim të komunës së Prishtinës që është në favor të këtyre punëtorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!