×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori merr pazarin e ditës nga pompa e derivateve në Gjakovë dhe ‘zhduket’ për disa ditë

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 11:26

    Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast ‘keqpërdorim i besimit’.


    Ditë më parë një person dyshohet të ketë marrë pazarin ditor nga pompa e derivateve ku edhe punonte, dhe nuk është lajmëruar më.

    Pas disa ditëve të hetimit, policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë personin në fjalë.

    “Me 04.05.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti me datën e incidentit kishte marrë pazarin ditor në pompën e derivateve dhe nuk ishte lajmëruar më. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!