×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP i lë Nisma-s 12 kandidatë për deputetë jashtë listës zgjedhore

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:54

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka publikuar sot vendimet lidhur me ankesat e partive politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë.


    Sipas vendimit të PZAP-së, 12 kandidatë të Nisma-s mbesin jashtë listës zgjedhore, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, shkruan Reporteri.net.

    Të njëjtit deputetë nuk mund të zëvendësohen, kështu që Nisma mbetet me 12 kandidatë më pak në listën e saj zgjedhore.

    Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

    Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!