×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PZAP pranon ankesa nga 9 parti politike, asnjëra nga këto nuk ka ndërruar listat e kandidatëve për deputetë

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 23:38

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesat e nëntë partive politike, pas moscertifikimit të kandidatëve për deputetë të disa subjekteve politike nga KQZ’ja përgjatë ditës së djeshme.


    Lajmin e ka bërë të ditur Mul Desku, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP’së, teksa ka shtuar se asnjëra nga partitë nuk ka ndërruar listat e kandidatëve për deputetë.

    PZAP ka 72 orë për shqyrtimin e ankesave për subjektet politike.

    KQZ, përgjatë mbledhjes së mbajtur në ditën e djeshme, bashkë me anëtarët e kryetaren e këtij emisioni, kanë votuar kundër certifikimit të listave të kandidatëve të disa fraksioneve politike, përfshi edhe atë të Vetëvendosjes.

    Vetëvendosje e ka konfirmuar së voni dorëzimin e ankesës në PZAP, e cila vazhdon të jetë e bindur se kreu i kësaj partie, Albin Kurti, do mund të marrë pjesë në zgjedhje.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Pas seancës publike të Gjykatës Kushtetuese për kushtetueshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, ky institucion ka rekomanduar KQZ’në që t’i referohet Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme lidhur me personat që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!