×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP vendos për ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:16

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur ta pranojë pjesërisht ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim për mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.


    PZAP ka vendosur që subjekti politik të certifikohet ndërsa mos të certifikohen kandidatët e dënuar me vendim të formës së prerë, sipas listës që e kishte evidentuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

    “Pranohen pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) lista e kandidatëve për deputet të subjektit politik, me përjashtim të kandidatëve të lartcekur si në pikën –I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

    Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka dorëzuar 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

    PREBK ka dorëzuar apel për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Ankesa në PZAP kanë edhe bërë disa parti të tjera, përfshirë VV-ja, AAK-ja dhe Nisma.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja ka dorëzuar apel për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

    Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar apel për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

    Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar apel për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!