×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 21:13

    Një shqiptar 32 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet është dërguar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


    Pasi ka qëlluar me armë zjarri 32-vjeçarin, autori është larguar nga vendngjarja.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Nikopolis, në Selanik. Bëhet me dije se rreth orës 19:00, një burrë iu afrua një shqiptari dhe ka qëlluar me armë drejt tij.

    Menjëherë pas kësaj ngjarje autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa shqiptari 32 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    32-vjeçari i cili është qëlluar me armë është një person i njohur për policinë dhe me precedente penale të mëparshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!