×
  • Lajme
  • Lajme

    Qendra e Studentëve nuk merr kompensim nga Qeveria për dëmet që i janë shkaktuar gjatë kohës sa shërbeu si karantinë

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 16:55

    Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë shërbimit të saj si karantinë për të kthyerit nga vendet e tjera gjatë muajve të parë të pandemisë, ende nuk është kompensuar pasi që kontratat e lidhura për studentët janë shfrytëzuar gjatë asaj kohe për të karantinuarit, shkruan Reporteri.net.


    Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta i ka thënë Reporterit.net se kanë kërkuar nga Qeveria buxhet shtesë për dëmet që i janë shkaktuar kësaj qendre por edhe për kostot shtesë financiare gjatë periudhës sa konviktet kanë shërbyer si karantinë.

    “Specifikisht nuk jemi kompenzuar me buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës,  mirëpo me rastin e rishikimit të buxhetiti të vitit 2020 ne si Organizatë buxhetore kemi kërkuar buxhet shtese dhe plotësues si për dëmet që janë shkaktuar gjatë karantines si për kostot shtesë financiare që ne si Qendër e Studentëve i kemi shpenzuar gjatë asaj periudhe”, ka thënë Sfishta.

    Kujtojmë se me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fillim të pandemisë Qendra e Studentëve ka shërbyer si karantinë për të riatdhesuarit. Kjo qendër për dy muaj ka shërbyer si karantinë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!