×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndron Kastrati: Albin Kurti nuk ka qenë i interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 20:19

    Qëndron Kastrati, kryetari i Kamenicës ka folur për aksionin e Karaçevës ku u shkatërruan javë më parë kazinot që gjendeshin në këtë fshat.


    Ai në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se aksioni në Karaçevë ka qenë sekret dhe ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në Kosovë.

    Kastrati ka bërë të ditur se për aksionin në fjalë ka qenë i njoftuar 24 deri 48 orë përpara.
    “Jemi ardhur rreth orë 21 e 30 deri në ora 07:00 e mëngjesit”, ka deklaruar Kastrati.

    Ai tha se gjatë vizitës që Kurti ka bërë në Kamenicë ka kërkuar nga ai që të ndërmarrë diçka për kazinot në Karaçevë, por sipas tij ish-kryeministri Kurti nuk ia ka lënë përshtypjen që është i interesuar të ndërmarrë diçka menjëherë.

    “Mendoj se e ka pas gabim ish-kryeministri Kurti dhe e përgëzoi kryeministrin Hoti që ka ndërhy, pasi kjo veprimtari ilegale zhvillohej shumë shpejt. Më vjen mirë që ato shqetësime që i ka thënë publikisht ish-kryeministri Kurti nuk kanë qenë të vërteta”, tha Kastrati për Reporteri.net.

    Ai tha se në aksionin e Karaçevës asistenca e Komunës së Kamenicës ka qenë rrënimi dhe trajtimi i objekteve pa leje dhe për këtë pjesë mund të thotë se ka qenë e suksesshme. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/1653237604836677

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!