×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria dhe Ambasada Britanike me memorandum, synojnë emërime profesionale në institucione

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 13:43

    Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.


    Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se ky proces do t’i sjellë dy çështje, transparencën dhe konkurrueshmërinë.

    “E para, transparencë të plotë në këtë proces dhe e dyta, konkurrueshmëri në këtë drejtim. Besoj se sot po e përmbyllim një zotim të Qeverisë për tu siguruar që njerëzit që emërohen në pozita të larta publike dhe lirohemi nga ajo anomalia e mëhershme, nepotizmi dhe problemeve të rekrutimit. Ne së bashku më ambasadorin do të kujdesemi që kjo marrëveshje të zbatohet pik për pikë”, tha Hoti.

    Kreu i qeverisë shprehu bindjen se në këtë proces do të futen njerëzit më meritorë.

    Kurse ambasadori britanik, Nicholas Abbott, tha se sukses i këtij memorandumi do të jetë sukses për Kosovën, por dështimi i saj do të jetë dështim për Kosovën.

    “Më lejoni që ta shpreh kënaqësinë time për nënshkrimin e memorandum bashkëpunimi që mundëson mbështetjen e rekrutimit të më meritorit. Kjo kërkesë ishte e kryeministrit dhe jam i lumtur që po e jetësojmë këtë gjë. Një sfidë e re është rekrutimi në administratën publike. Ne jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë në nivele të larta dhe ju them qytetarëve që nëse e gjejnë verën të përgatitur që të aplikojnë. Dua të theksoj edhe njëherë atë që kem thënë se sukses i këtij memorandumi do të jetë sukses për Kosovën, por dështimi i saj do të jetë dështim për Kosovën”, tha Abbott.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/312396430163551/?__xts__%5B0%5D=68.ARCSAnuByJHKmN0j-VpYphcjJuFD3zwZbBZA_MYCXISl1UqmJ0dKD7ozr_Lrf5fZmWvhpD3X7fY8kueh6VsqWHxiOokmf1iHME0BUDv82Rg-KuUIYHOjg3qktvORqvVjRcDqbgOZdtkBaRVCH_5o7U4qrDa9lnIovG4O30lc198-4X6LBuRnDuXw1XegQ0A_GApeWLu8gSqDKf7QuccHgiqw2JLmEePeXL_TwGtoXetvj7iyG37eZrujlmpascc1JULmn1fM2x6i5E-0BaFWiBHoLJi_zr9syMe5k9QoVvzwBXF9-S_TKtKb-KzAUd6XVXUZljevwcwb2s6cxWs5vTOrqfpkW_Wrwwk&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!