×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria dhe SBASHK-u dakordohen për kontratën kolektive, pritet të nënshkruhet sot

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 9:20

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për medie pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.


    Hoti njoftoi se janë dakorduar për të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive dhe ajo pritet të nënshkruhet sot, shkruan Reporteri.net.

    “Ju informoj se i kemi dakorduar të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore të kontratës kolektive lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avansimin, kriteret e punësimit, mënyrën e funksionimit, të drejtat të mësimdhënësve dhe çështjeve tjera.”, ka thënë Hoti mëngjesin e së premtes.

    Ai bëri të ditur se janë pajtuar që të paguhet paga e 13-të për arsimin parauniveristar, duke filluar nga viti 2023, ndërsa po ashtu janë pajtuar për shujtën ditore dhe shpenzime e transportit.

    “Këto sigurisht që kanë implikime financiare dhe sot do të nënshkruhet kontrata me disa ndërhyrje teknike”, tha Hoti.

    Hoti po ashtu përsëriti se për shkak të orëve të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’iu bëhen dy pagesa shtesë në pagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!