×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e bën me rrugë me 4 korsi edhe Rahovecin

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 9:54

    Edhe qyteti i Rahovecit do të ketë një rrugë të gjerë me katër korsi së shpejti. Kështu u dakorduan ministri Pal Lekaj dhe kryetari i komunës Smajl Latifi.


    Siç njofton vetë ministri Lekaj, për këtë projekt që lidh Rahovecin me autostradën, janë ndarë 3.4 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    “Rahoveci nga sot ka të ndarë buxhetin për ndërtimin e rrugës me katër korsi nga Rahoveci deri në Xërxë. Për këtë projekt 3.4 milionë euro, nënshkruam memorandum mirëkuptimi me kryetarin e kësaj komune Smajl Latifi”, ka thënë Lekaj.

    Ai ka bërë të ditur se Ministria do të jetë përgjegjëse për paratë, ndërkohë që Komuna do të merret me procedurat e projektit.

    Sidoqoftë, qytetarët e Rahovecit kishin kërkuar zëshëm një dalje në autostradën që lidh kryeqytetin me Rrugën e Kombit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!