Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në forumin e nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila u dogj dy ditë më parë.
Qeveria nuk ka njoftuar asgjë zyrtarisht lidhur me këtë çështje, shkruan Reporteri.net.
Sidoqoftë, kryeministri në gjuhën frënge i ka premtuar ambasadorit francez ndihmë për renovimin e katedrales.
“Është prezent këtu ambasadori i Francës. Na ka ardhë shumë keq që kemi pa katedralen në zjarr. Është një ngjarje e rëndë për Evropën”, ka thënë më pas Haradinaj.
Deri më tani, për rindërtimin e saj janë mbledhur rreth 1 miliard euro nga donatorë të ndryshëm./Reporteri.net