×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë nëse paraqiten rastet me koronavirus

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 8:49

    Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për ndarjen e 400 mijë eurove për Ministrinë e Shëndetësisë në rast se paraqiten raste me koronavirus në vend.


    Derisa përhapja e tij po vazhdon në Evropë, ekziston rreziku i paraqitjes së rasteve edhe në vend.

    Nga data 8 shkurt e deri më 27 shkurt të këtij viti në Kosovë janë raportuar 23 raste të dyshimta me koronavirus, të cilat pastaj kanë rezultuar negative. Për t’u mbrojtur nga përhapja e tij në vend tashmë institucionet shëndetësore kanë marrë masa, kështu edhe janë shtuar kontrollet në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” e në pikat tokësore kufitare. Ndërsa Qeveria e Kosovës dje ka ndarë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për ta menaxhuar gjendjen në rast të përhapjes së koronavirusit. Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Itali e paraqitja e rasteve të prekura me të edhe në Maqedoni ka shqetësuar qytetarët në vend. Disa qytetarë tashmë kanë filluar të përdorin maska kur frekuentojnë hapësirat publike. Derisa ka pasur interesim shumë të madh të qytetarëve edhe për të blerë dezinfektues, shkruan tutje “Zëri”.

    Ministri i Shëndetësisë tashmë ka vendosur ta themelojë komitetin drejtues për menaxhimin e situatës emergjente me koronavirus, derisa Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin e parandalimin e rrezikut të përhapjes së këtij virusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!