×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 20:08

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të MCC-së për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.


    A me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se Qeveria e Kosovës e mirëpret këtë vendim, shkruan Reporteri.net.

    Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), njoftoi për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!