×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e re e Kosovës bëhet me një ministër nga Presheva

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 20:07

    Një djalë nga Presheva do të jetë Ministër i Drejtësisë në Kosovë, shkruan Reporteri.


    Selim Selimi jeton dhe vepron gjatë në Kosovë, por ai është nga Presheva. Nga sot ai është emëruar Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e drejtuar nga Avduallah Hoti.

    Selimi shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Preshevë, ndërkaq studimet në Fakulitetin Juridik, në nivelin bachelor i ka përfunduar në Prishtinë.

    Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Selimi ka studiuar ne SHBA, në Universitetin “Duke” në North Carolina të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Selim Selimi, në qeverinë Haradinaj ka pasur pozitën e shefit të stafit Haradinajt. Ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga.

    Ai pason Albulena Haxhiu në këtë pozitë, që qëndroi vetëm mbi 100 ditë. Para saj ministër ishte, Abelard Tahiri nga PDK-ja.

    Sistemi i drejtësisë konsiderohet nga më të kritikuarit në vend dhe reforma të mëdha po kërkohen nga qytetarët por edhe faktori ndërkombëtar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!