×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria emëroi ish-kandidatin e VV-së në bordin e Trepçës

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 14:19

    Tri ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.


    Pa asnjë sqarim rreth të kaluarës dhe gradimit të drejtorëve të ri të këtij bordi, Qeveria kishte publikuar vetëm emrat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndër këta emra ishte edhe Alban Krasniqi, emër mjaft i njohur në partinë në pushtet. Por, nuk lidhet me Albanin kryesor që është burri i ministres Albulena Haxhiu. Alban Krasniqi tjetër i VV-së është anëtar në Vushtrri, në të cilën komunë edhe kishte garuar për asamble.

    Gazeta ka mësuar se Krasniqi u rehatua në këtë bord të përkohshëm, mirëpo me qëllim të “rehatohet” edhe për bordin e rregullt.

    Reporteri.net ka provuar të bisedojë jozyrtarisht me zyrtarët e Trepçës lidhur me emërimin e bordit, por të gjithë ishin “të hekurt” rreth informacioneve.

    Ndërkohë, pjesë e këtij bordi është edhe anëtari i “përhershëm”, Shyqyri Sadiku, të cilën e emëruan tri qeveri me radhë, duke përfshirë dy herë nga Qeveria Kurti dhe një herë nga ajo e Avdullah Hotit.


    Njoftimi i Qeverisë për emërimin e bordit

    Sidoqoftë, partia që po qeverisë me vendin kishte kritikuar vazhdimisht qeveritë e kaluara për vendosjen e militantëve në bordet e ndërmarrjeve publike. Mirëpo, këtë gjë e ka bërë edhe vetë në Qeverinë Kurti 1 si dhe tash. Për këtë, janë arsyetuar se bordet janë të përkohshme./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!