×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti – këta janë ministrat e propozuar nga LDK dhe AAK, në pritje të Nismës dhe minoriteteve

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 21:22

    Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarizoi sot emrat e vet në Qeverinë që pritet të votohet nesër nga ora 11:00.


    Kjo parti që do ta drejtojë Qeverinë, ka zgjedhur emrat që kishte në Qeverinë Kurti me disa ndryshime, shkruan Reporteri.

    Ndërkohë, edhe AAK ka zyrtarizuar qysh kohë më parë ministrat e saj. Nisma ende nuk ka dhënë emrat final e as minoritetet, shkruan Reporteri.

    LDK: 

    Kryeministër Avdullah Hoti  – LDK

    Zv.Kryeminister, Driton Selmanaj – LDK

    Ministre e Financave, Hykmete Bajrami – LDK

    Ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu – LDK

    Ministër i Mbrojtjes, Anton Quni – LDK

    Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi – LDK

    Ministër i Bujqësisë, Besian Mustafa – LDK

    Ministër i Shendetësië, Armend Zemaj – LDK

    Ministër i Infrastrukturës, Arban Abrashi  – LDK

    Ministrat e AAK-së: 

    Besnik Tahiri, Zv.Kryeministër

    Meliza Haradinaj Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme

    Ramë Lika, Ministër i Arsimit

    Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë

    Blerim Kuçi, Ministër i Ekonomisë

    Ministrat e Nismës, të përfolur janë: Vesel Krasniqi, Skënder Reçica dhe Valdete Bajrami.

    Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe katër zëvendësministra.

    Nga minoritetet ende nuk janë dhënë emra të ministrave të mundshëm. Edhe në taborin e tyre ka pasur mjaft beteja për të zënë poste ministrore. Mbetet të shihet nesër se cilët do të jenë ata. Kjo Qeveri është thënë se do të ketë 16 ministri. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!