
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sërish në ora 19:00, pasi Kryesia e Kuvendit shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhje në ora 19:00 pasi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net. merr vesh se deputetët e Kuvendit të Kosovës në ora 19:30 pritet të mblidhen për të votuar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Qeveria Kurti synon që në këtë seancë të bëjë ndryshimin e Ligjit, ku qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë t’u mundësohet votimi nëpër ambasada.
Kjo iniciativë u kundërshtua nga partitë opozitare.