×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti pa Plan vjetor të punës dhe pa Program legjislativ, kërkohet qeverisje jashtë “karantinës”

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 7:44

    Ekzekutivit të Kosovës i është sugjeruar që ta vejë qeverisjen jashtë “karantinës”. Krahas përballjes me koronavirusin COVID-19, që ka prekur shumicën e shteteve të botës, Qeverisë i është kërkuar të mos e heq vëmendjen edhe nga shumë “detyra të shtëpisë” që ishin kualifikuar si me urgjencë përpara se pandemia ta përfshinte Kosovën.


    Kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar se më 15 mars do ta heqtë pjesshëm dhe me kushte taksën ndaj produkteve e origjinë Serbinë, masë të cilën nuk e ka ndërmarrë shkaku i mospajtimeve për këtë vendim me partnerin e koalicionit, Lidhjen Demokratike, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Kjo parti kërkon që taksa të hiqet e tërë dhe menjëherë, ashtu siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas të cilit hap parashihet të nisë dialogu Kosovë-Serbi. E, në mungesë të vendimmarrjes për taksën, Ëashingtoni ka pezulluar fondet e MCC-së dedikuar Kosovës.

    Në anën tjetër, ndonëse në kohë emergjence, është miratuar Buxheti për 2020-n e edhe është miratuar një rezolutë në Kuvend që e autorizon vetëm Qeverinë të dialogojë me Serbinë. Ndërkaq, ekzekutivi ende nuk ka miratuar kornizat mbi bazën e të cilave do të qeverisë gjatë vitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!