×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti votohet në ora 17:00

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 15:47

    Kosova sot pritet të bëhet me qeveri të re.


    Seanca për formimin e Qeverisë pritet të nisë në ora 17:00, ndonëse gjatë ditës u parapa që të mbahet në orën 16:00, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është konfirmuar për mediat edhe nga zyrtarë të Vetëvendosjes.

    Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive.

    Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.

    Pak kohë më pas, Konjufca nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!