×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mblidhet sot pasdite, këto janë 4 pikat që do të diskutohen

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 14:31

    Sot në orën 16:00 pasdite, Qeveria do ta mbajë mbledhjen e radhës.

    Anipse nga Zyra e Kryeministrisë, nuk u bënë të ditur detajet, Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin ku tregohen se cilat do të jenë pikat e diskutimit në këtë mbledhje.

    Pika e parë e diskutimit është “Shqyrtimi i Projektligjit për ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, ndërsa si pikë e dytë është listuar “Shqyrtimi i Drafti të Raportit Nëntëmujor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës”.

    Në këtë mbledhje, do të diskutohet edhe për energjinë, përkatësisht si pikë diskutimi listohet “Shqyrtim i propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energjisë”.

    Krejt në fund, Kurti bashkë me ministrat e tij do të diskutojnë “Tema të ndryshme”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!