×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 19:52

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 87-të të mbajtur sot ka marrë vendim që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të marrë autorizim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në lidhje me projektin e MCC-së.

    Në njoftimin e qeverisë bëhet e ditur se ajo (qeveria) ka përfunduar me sukses negocimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit dhe Marrëveshjes për Implementimin e projektit “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”.

    “Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është dhe ndërtimi i kapaciteteve në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se shuma që Kosova ka përfituar nga marrëveshja me MCC-në është 236.7 milionë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!