×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria merr vendim: Tre muajt e ardhshëm familjet me asistencë sociale do t’i marrin pagesat e dyfishuara

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 10:42

    Familjet me asistencë sociale me vendim të Qeverisë së Kosovës, për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor, do t’i marrin pagesat e dyfishuara.


    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që në kuadër të zbaitmit të programit për rimëkëmbje ekonomike, të ndajnë 7 milionë e 500 mijë euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale, shkruan Reporteri.net.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka bërë të ditur se kjo pagesë do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!