×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton shfuqizimin e Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 16:42

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shfuqizojë vendimin për themelimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.


    Me votat e anëtarëve të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar Task-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

    Ministri i Drejtësisë ka shprehur nevojën që të shikohen të gjeturat për këtë Task-forcë. Ai konsideron se shfuqizimi i menjëhershëm ka potencial t’i dëmtojë disa prej rasteve që janë në hetim e sipër.

    Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka qartësuar propozim-vendimin që tha se i ndan pushtetet. Hoti ka thënë se mandati i EULEX-it ka ndryshuar dhe se vendimi i hapë rrugë institucioneve që të punojnë në përputhje me ligjet përkatëse.

    Më 26 shkurt 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themelojë një departament special anti-korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

    Ndër pikat e rendit të ditës të cilat u miratuan në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e planit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!