×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan 4.2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 11:05

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 4 milionë e 200 mijë e 100 euro për Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës për blerjen e barnave nga lista esenciale.

    Ministri i Finanacave, Hekuran Murati, deklaroi se ka buxhet për ndarjen shtesë me kërkesë së ShSKUK-së.

    “Ka qenë kërkesë për ndarje të mjeteve shtesë për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit. Bëhet fjalë për shumën prej 4 milionë e 200 mijë e 100 euro dhe mjetet e ndara merren nga kontingjenti i Ministrisë së Financave. Buxheti shtesë që mund të ndahet”, tha Murati.

    Ndarja e kësaj shtese mori aprovimin e të gjithë ministrave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!