×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria nuk ua paguan shtesat mjekëve në Klinikën Infektive

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 16:20

    Qeveria e Kosovës sot ka paguar shtesat e rrezikshmërisë nga pandemia për stafin mjekësor dhe mësimdhënësit.


    Por në mesin e punëtorëve shëndetësorë që kanë përfituar, nuk janë edhe mjekët e Klinikës Infektive në QKUK.

    Së paku dy mjekë të Klinikës kanë konfirmuar për Gazetën Shneta se në llogaritë e tyre nuk janë dal paratë që ua ka premtuar Qeveria për shkak të angazhimit të tyre gjatë pandemisë.

    “Pothuajse të gjitha klinika tjera i kanë marr shtesat, madje edhe spitalet rajonale, kurse në Klinikën Infektive asnjëri nga mjekët nuk i ka marr këto para”, ka deklaruar njëri nga infektologët.

    Atyre iu është thënë se këto mjete do t’iu kompensohen në pagën e muajit mars.

    Kujtojmë se Klinika Infektive është qendra kryesore për trajtimin e pacientëve me Covid-19 nga muaji mars i vitit të kaluar deri më sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!