×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria pret që në qershor “të ketë me bollëk” vaksina anti-COVID në treg

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 13:20

    Qeveria e Kosovës akoma nuk ka arritur të blejë vaksina anti-COVID, pasi të gjitha ato kontingjente që kanë ardhur deri tani në vendin tonë kanë qenë donacione.


    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se ditëve në vazhdim do të vijnë kontingjente me vaksina, ndërsa ka thënë se Qeveria nuk po arrin të gjejë në treg vaksina anti-COVID, pasi ka mungesë.

    Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit ka thënë se në mes të qershorit pritet të ketë me bollëk vaksina anti-COVID në treg, raporton Zeri.info.

    “Në ditët në vijim, në distanca të vogla kohore, të vijnë kontingjente të herëpashershme. Kemi shtete që na kanë premtuar që mesi i qershorit do të jetë faza ku me bollëk do të ketë vaksina në tregun ndërkombëtar. Nuk po kërkojmë të na falë askush, por nuk ka vaksina në treg që mund të blejmë. Ne nuk marrim vaksina nga ndërmjetësit, jemi të detyruar të bëjmë marrëveshje me shtetet. Sigurimi i vaksinave ka qenë një punë që nuk është në listën e detyrave klasike të Ministrisë, por që e tërë Qeveria po punon”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!