
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka folur për propagandën serbe që po bëhet në Serbi pas shtimit të forcave të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Quni tha se serbët e dramatizojnë çështjen.
“Ata dramatizojnë. Në fakt është dërgimi i disa njësive që sigurojnë rendin dhe funksionalizimin normal të jetës së qytetarëve. Besoj që kanë një vlerësim kush mundet me qenë cak i sulmit në atë pjesë dhe të ofrohet një siguri më e madhe”, deklaroi ai në T7.
Po ashtu, Quni thotë se ky ofrim i sigurisë nga ana e Policëve të Kosovës do të përdoret nga Serbia si pretekst për shkaktimin e panikut tek qytetarët.
“Mundet me u përdor si pretekst, është pritur që edhe një numër simbolik i pjesëtarëve të PK nga autoritet e Serbisë, e prezantojnë si një invadim me përmasa të tilla që të shkaktojnë një lloj paniku, që shndërrohet në një lloj mobilizimi”.
Petkoviq: Serbia do të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj në Kosovë