×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët e Klinës ndezin qirinj në nderim të 24 vjeçarit që humbi jetën në një aksident trafiku

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 23:20

    Qytetarët e Klinës kanë nderuar sonte në mbrëmje 24 vjeçarin Florian Gjergjaj që humbi jetën në një aksident trafiku.


    Qytetarët kanë ndezur qirinj në nderim të të riut, vdekja e të cilit tronditi gjithë vendin, shkruan Reporteri.net.

    Me qirinj të ndezura ata kanë krijuar emrin e të riut.


    Floriani është varrosur sot. Në varrimin e tij morën pjesë shumë qytetarë.

    Policia ka njoftuar të dielen se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar për vdekje.

    “Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, ka njoftuar policia.

    “Kerkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë e në veçanti respektim i kufizimeve te shpejtsise në rrugë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve, është tepër shqetsuse për të gjithë”, ka potencuar policia.

    Po atë ditë në një aksident të rëndë trafiku u shua edhe një familje nga Shtimja.

    Pas aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku u shua një familje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është paraqitur në një konferecë për media. Ai ka treguar shkaqet e numrit të madh të aksidenteve, teksa thekson se periudha pas mbylljes (masave më të ashpëra kundër koronavirusit), ka ndikuar në rritjen e aksidenteve të trafikut, jo vetëm në vendin tonë por edhe në shtete të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!