×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët fyejnë 77 vjeçarin nga Vitia i prekur me koronavirus

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 16:03

    Pandemisë COVID-19 nuk i ka shpëtuar as Kosova, pavarësisht se vetëm deri dje ishte ndër dy shtetet e vetme në Evropë që kishin mbetur të paprekura.


    Tri raste, është bilanci i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Për rastet e para u konfirmua mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme të kryeministrit Albin Kurti.

    Ndër personat e prekur është edhe një  77 vjeçar nga Vitia i cili ka ardhur nga Italia në fillim të këtij muaji, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë arsye qyteti i Vitisë, së bashku me Klinën është futur në karantinë duke u ndaluar të gjitha hyrje daljet nga këto dy qytetet. Gjatë ditës u raportua se 77 vjeçari nga Vitia kishte bërë jetë normale duke mos e ditur se është i prekur me koronavirus. Ai kishte qenë në ahengje familjare dhe në meshë.

    Madje, u raportua se edhe një familjar i tij sot ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

    E qysh nga dje, por edhe sot në rrjetet sociale kanë nisur fyerjet në drejtim të 77 vjeçarit i cili rezultoi pozitive me koronavirus.

    Qytetarët nuk kanë marrë në konsideratë se me një situatë të jashtëzakonshme po përballet tërë globi dhe askush nuk është imun, andaj përgjegjësia nuk duhet të hidhet tek rastet individuale.

    Ndryshe, deri dje Kosova së bashku me Malin e Zi ishin dy vendet e vetme në Evropë që nuk ishin prekur me koronavirus.

    Dihet se Kosova tashmë ka ndaluar mësimin në shkolla dhe ka kërkuar masa të mbylljes në shtepi e në restaurante e tubime tjera publike. Deri më tash, Qeveria ka ndarë 10 milionë euro për t’u përballë me këtë pandemi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!