×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët i dënojnë me nga 35 euro, por policët ia shtrijnë muhabetit me zyrtarin e PDK-së që nuk kishte maskë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 10:37

    Bartja e maskës në Kosovë është bërë obligative shkaku i pandemisë Covid-19.


    Qytetarët të cilët nuk po bartin maska po dënohen nga policia me nga 35 euro, shkruan Reporteri.

    Por, rregullat e njëjta nuk po zbatohen për të gjithë. Të privilegjuar po janë zyrtarët e partive politike në Kosovë.

    Një rast i tillë ka ndodhur hiç më larg se dje. Derisa policia në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ishte në orar të punës duke verifikuar zbatimin e masave nga ana e qytetarëve, dy prej tyre nuk po vepronin njëjtë edhe me zyrtarin e PDK-së, Hisen Berisha.

    Në disa foto të siguruara nga Reporteri, Berisha shihet pa maskë në mes të sheshit të Prishtinës, për më tepër në shoqërinë e dy policëve.

    Gjykuar nga fotot muhabeti mes tyre po shkonte mjaft mirë, saqë policia me sa duket kishin “harruar” se i njëjti po shkelte ligjin.

    Ndryshe, në shoqërinë e Hisen Berishës janë parë edhe dy persona të tjerë, që të dy me maska.

    Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së djeshme derisa ka folur për lehtësimin e disa masave ka konfirmuar se maskat në ambient të hapur do të vazhdojnë të mbeten obligative. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!