×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari i dehur kanosi dhe tentoi ta sulmonte policin në ditën e Fitër Bajramit në QKUK

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 9:43

    Një qytetar ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë zyrtarin policor dje në QKUK.


    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

    Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    QKUK, Prishtinë 24.05.2020-14:25. I dyshuari mashkull kosovar brenda në emergjencën e QKUK-së kishte kanosë dhe tentuar ta sulmojë/godas zyrtarin policor i cili kishte qenë në punë sekondare. I dyshuari kishte qen nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 0.76 promil. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!