×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari i ndërgjegjshëm prishtinas rregullon vet kapakun e pusetës që ishte larguar nga aty

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 18:36

    Pothuajse nuk ka rrugë nëpër qytetet e Kosovës që nuk bie në sy ndonjë pusetë pa kapak.


    Kjo është një dukuri shqetësuese që rrezikon jetën e qytetarëve, sidomos gjatë orëve të natës. Rastet kur kapakët e pusetave vidhen apo për arsye të ndryshme largohen nga vendi i tyre nuk janë të rralla as në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    E një qytetar i ndërgjegjshëm,  i vetëdijshëm për rrezikun që mund të paraqesin pusetat e hapura, ka vendosur që njërës prej tyre vetë t’ia vë kapakun.

    Rasti ka ndodhur në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

    Ndryshe Vjedhja e kapakëve të pusetave ka bëre që banorët të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve sidomos kur raste të tilla kemi në afërsi të shkollave. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!