×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Mitrovica: Nga mbrëmë po paguajmë nga 80 euro për 50 kg miell

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 13:46

    Prej mbrëmë kur Qeveria e Kosovës ndërmori masa për parandalimin e virusit Covid 19, qytetarët janë alarmuar duke blerë produkte ushqimore e farmaceutike me shumicë.


    Madje, mbrëmë e po vazhdohet edhe sot të ketë tollovi në shumë markete, farmaci e kompani të miellit.

    Shqetësues është fakti që bizneset po përfitojnë nga ky rast – ka ngritje tejet të larta të çmimit sidomos në produktet ushqimore.

    Një qytetar i ka thënë Insajderit se para se të ndërmerrej vendimi i Qeverisë 50 kilogram miell kanë kushtuar 20 deri në 25 euro, ndërsa sot 50 kg po shiten me çmim prej 80 euro.

    “Prej dje janë këto tollovi tek mullini i Zhabarit në Mitrovicë. Para panikes 50 kg miell kanë kushtuar 20 deri 25 euro…. sot 50 kg miell po shiten me çmim prej 80 euro…. kjo nuk është normale”, mesazhi i plotë i qytetarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!