×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari publikon pamjet, fëmija 3-vjeçar rrëzohet nga gati dy metra lartësi nga lodrat në Gërmi

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 15:08

    Një fëmijë rreth moshës tre-vjeçare është rrëzuar sot nga një lartësi e konsiderueshme në lojërat e Parkut të Gërmisë në Prishtinë.


    Lajmi është bërë i ditur nga qytetarët përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

    Qytetari ka bërë të ditur se viktima ka vjellur menjëherë pas rrëzimit. Ai ka fajësuar komunën për këtë.

    “Nje fmi rreth 3 vjet, sa po u rrexu prej kesaj ures rreth 160cm naltesi. Fmiu vjelli meniher mas rreximit. InshAllah nuk ka lendim ne koke! Knena ka 1€ na marrin me hy me kerr, edhe kurfar mirembajtje te lodrave”, ka shkruar ky qytetar në Twitter.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!