×
  • Lajme
  • Lajme

    Rada Trajkoviq: Nuk e kam takuar me vite Kurtin, por do t’i qëndroja pas

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 15:48

    Politikania serbe, Rada Trajkoviq, e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Albin Kurti.


    Ajo ka thënë se nuk do ta demotvionte asnjë deklaratë për ndonjë bashkëpunim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurtin.

    “Me vite nuk e kam takuar zotëri Kurtin, por me atë që promovon drejtësinë, ligjin, luftën kundër nepotizmit, lirinë në një mënyrë janë diçka që do t`i qëndroja pas”, ka thënë Trajkoviq për Klan Kosova.

    “Nga ana tjetër, (ato etiketime të tyre nëse dikush është shqiptar), apriori duhet të jetë armiku im me të vërtetë nuk janë diçka që do të më demotivonin në asnjë mënyrë për ndonjë bashkëpunim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!