×
  • Lajme
  • Lajme

    Radojçiq hyri në Kosovë, Bajqinovci e sfidon: Le të del në qytet, në Mitrovicën e Veriut

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 20:04

    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur lidhur me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiqi, duke thënë se ai tani pas ardhjes së LVV-së në pushtet nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendrat e qyteteve të Prishtinës e Mitrovicës, siç i kishte bërë gjatë qeverive të kaluara. Sipas tij, me Qeverinë Kurti 2, Radojçiq këto deklarata kërcënuese i jep vetëm nga malet.

    Bajqinovci e ka sfiduar Milan Radojçiqin, ku ka thënë se “sot ai po shkon në kala dhe po banë video-incizimi por le të del ai në Mitrovicën e Veriut në qytet”.

    Tutje, ai ka folur se si Qeveria Kurti 2, i ka integruar Veriorët e Republikës së Kosovës.

    “E kemi bërë reciprocitetin për tabelat, dhe për letërnjoftimi, e për rrymë dhe jemi duke shkuar hap pas hapi që ata qytetarë tani janë integruar” ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

    Sipas tij, në Veri të Kosovës, në të kaluarën nuk kanë pasur guximi që të shkohet në këmbë, por tani mund të dilet dhe duke ecur.

    “Plus kemi hapur stacione të reja policore, kemi njësinë special në çdo kënd”, ka theksuar Bajqinovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!