×
  • Lajme
  • Lajme

    Rahovec: Arrestohet një person pasi kërcënoi gruan e tij dhe nusen e djalit

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 19:15

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar gruan e tij dhe nusen e djalit të tij.

    “Do të blej armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve”. Me këto fjalë dyshohet se kishte kërcënuar kryefamiljari, bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij, pasditen e së mërkurës në fshatin Dabidol të Rahovecit.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

    Ai tha se deri tek incidenti kishte ardhur pasi i dyshuari një ditë më parë ishte sulmuar nga djemtë e tij.

    Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij  i dyshuari ndalohet për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Me datë 12.01.2022, rreth orës 14:00 bashkeshortja dhe nusja kane kërkuar një  patrulle policore për arsye se ishin ndier te kanosur nga Burri përkatësisht vjehrri . Patrulla policore ka dal ne vendin e ngjarjes ne fsh. Dobidol KK Rahovec dhe ka kontaktuar me viktimat te cilat kane deklaruar se burri ,përkatësisht vjehrri sot ne mëngjes i kishte kanosur me fjalët se do ta blej një arme zjarri dhe do ti qëroj hesapet me te gjithë juve. Deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari  një dite me pare , pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij  dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti Dhune familjare . Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestare dhe me urdhër te tij  i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën e Ndalimit . Lidhur me rastin janë njoftuar QPS Rahovec dhe Mbrojtësi i viktimave te Dhunës ne Familje .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!