×
  • Lajme
  • Rajon

    Turqit nuk u besojnë syve, zbulojnë detajin që nuk e prisnin mes Ramës dhe Erdoganit

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 13:45

    Ndjekësit turq të Presidentit Erdogan kanë zbuluar një detaj që ndoshta nuk e dinin më parë sa i përket gjatësisë së tij.

    Teksa transmetohet live në kanalin e Youtube të presidencës turke ceremonia e pritjes mes dy liderëve në Rinas, disa komentues janë foksuar te gjatësitë trupore të tyre më shumë se tek ngjarja që po zhvillohej.

    Turqit i thërrasin Erdoganit “burri i gjatë”, pasi ai është 185 cm, por duket se janë përballur me dikë edhe më të gjatë.

    “Ne e thërrisnim Presidentin tonë ‘burri i gjatë’, por lideri i shqiptarëve qenka edhe më i gjatë se ai”, komenton i çuditur turku i quajtur Nevzat në kanalin e Youtube të Presidencës turke.

    Kryeministri Rama njihet për gjatësinë e tij. Ai është 2 metra e 1 centimetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!