×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq zëvendëskryeministër, reagon Vasfije Krasniqi: E turpshme!

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 14:03

    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila kishte rrëfyer publikisht tmerrin që i kishte ndodhur 20 vite më parë, Vasfije Krasniqi Goodman përmes një postimi në Twitter e ka quajtur të turpshëm vendimin e kandidatit për Kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti për ta emëruar në postin e zëvëndëskryeministrit Goran Rakiq , nga Lista Serbe.


    Krasniqi-Goodman ia ka bashkangjitur postimit një postim të Avdullah Hotit para dy viteve i cili i njëjti kishte kritikuar Kuvendin, duke e quajtur Listën Serbe “ instrument i Beogradit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!