×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor – ne jemi “Rock&Roll”, Brukseli është vetëm simfoni

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 11:57

    “Për ne kjo është e jashtëzakonshme, është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte përfyturuar që do të ndodhte, dhe po ndodh”, tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para mediave në Tiranë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Batuat edhe kësaj radhe nuk munguan nga kryeministri shqiptar, i cili tha se të gjithë të ftuarit ishin të lumtur, pasi në Tiranë është “Rock & Roll”, ndërsa siç tha ai në Bruksel është vetëm simfoni.

    “Ka një ndryshim shumë të madh, se këtu është Rock & Roll, në Bruksel është vetëm simfoni, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë Rock & Roll, është shumë pak më e monotone se Brukseli, i patë të gjithë ishin të lumtur”, përfundoi Kryeministri Rama.

    Rama u shpreh se Samiti i Tiranës është një sinjal se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa ka edhe Ballkani Perëndimor për BE-në.

    “Është sinjal i fortë i vetëdijes së BE-së, se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor për BE-në, dhe kjo është shumë shumë rëndësishme”, tha Rama para gazetarëve.

    I pyetur për dialogun Kosovë – Serbi, Rama tha se nuk beson të ndodhë ndonjë marrëveshje mes dy palëve në Samitin e Tiranës, ndërsa theksoi se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë.

    “Dëshiroj që BE të kishte këtë lloj magjie por nuk është kështu. Është e vështirë, do të kërkojë kohën e vet, por më lini t’ju them se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë me mire, dhe shqiptarët kudo nuk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre”, shtoi Rama./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!