×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama e quajti budalla, Haradinaj thotë se e ka vëlla

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 14:49

    Kryeministri shqiptar Edi Rama degradoi dje me gjuhë në konferencën e përbashkët me Frederica Mogherinin teksa i është përgjigjur deklaratave të fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj për një plan mes tij, Thaçit e Vuçiqit për copëtimin e Kosovës.


    Në konferencë Rama kujtoi dy shprehi, e para ‘Budallain sa pa dalë Facebook e njihte vetëm shtëpia e vet’ dhe e dyta ‘nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme’, ku aludoi në Haradinajn edhe pse sigurisht nuk përmendi emrin e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar një hartë të re të botës në mënyrë të fshehtë, më kujton atë shprehjen që sa pa dalë ‘Facebook’ budallain e njihte vetëm shtëpia e vet. Jetojmë në një botë nga pikëpamja fatkeqe. Nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme është në përdorim të përditshëm duke përfituar nga Facebooku dhe mundësia për torollisur gjithë dynjanë me gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme. Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtet dhe jo dy shtete, por të gjitha shtetet e botës që përfshin parlamente, parti politike, shoqëri, votime referendare në fund mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojnë të gjithë këtë proces që thashë si miu nën mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund”, deklaroi dje Rama në konferencë.

    Mirëpo, Haradinaj sërish është treguar i kujdesshëm me deklaratë ndaj kryeministrit Rama. Madje, ndonëse pa ia përmendur emrin e quajti budalla, Haradinaj thotë se ka vëlla Ramën.

    “Kryeministri i Shqipërisë është një person që kam shumë respekt për të. Edi Rama është është vëllai i imi, sic janë të gjithë shqiptarët. Por, të vërtetën do të them pavarësisht se kujt i pengon apo i pëlqen”, ka thënë sot Haradinaj, për t’u përgjigjur lidhur me polemikën e vazhduar në mes të dy kryeministrave.

    Ndryshe, Haradinaj e Rama kishin pasur edhe më herët përplasje, por ato kriza i kishin kaluar duke pozuar së bashku./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!