×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama e rehaton Vuçiqin: Do të jetë në samit, s’ka rrugë tjetër – nëse ndodhë e kundërta do jetë katastrofë për Serbinë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 11:48

    48 orë para Samitit të BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes një video LIVE në Facebook shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryeministri shqiptar i dha përgjigje edhe presidentit serb i cili ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë samit që do të mbahet me 6 dhjetor në Tiranë.

    Rama tha i bindur se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të vijë në samit, pasi sipas tij nëse bën të kundërtën kjo do të ishte katastrofike për të dhe Serbinë.

    “Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do jetë në samit dhe presidenti i serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, jua them me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht”, tha Rama gjatë një konference për shtyp të cilën e mbajti online në Facebookun e tij zyrtar.

    Tutje kryeministri Rama e cilësoi historike samitin e 6 dhjetorit, ndërsa tha se të gjithë liderat e BE zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian.

    “Jemi 48 orë nga një ngjarje e jashtëzakonshme, historike, më e rëndësishmja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Të gjithë liderat e BE zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian, në nja samit të BE-së së bashku me Ballkanin Perëndimor. Vendim strategjik zgjedhja që Samiti do të bëhet në Tiranë. Një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta. Qasje tërësisht e re ndaj Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

    “Kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe për tu konsideruar ndryshe. Kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim, pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijin. Është një investim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, është i mire menduar”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!